Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka deklaruar se çelësi dhe baza e normalizimi të marrëdhënieve me Kosovën është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe.
“Në Prishtinë të gjithë e pengojnë zbatimin e kësaj marrëveshjeje të arritur në dialog. Ne në vazhdimësi kërkojnë që kjo marrëveshje e nënshkruar nga Beogradi dhe Prishtina të respektohet”, është shprehur Petkoviq.
“Formimi i asociacionit është baza për normalizim të marrëdhënieve”, ka theksuar ai.
Tutje ai, e ka quajtur suksesin më të madh të javës së kaluar tërheqjen e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës nga pjesa veriore.