Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është hapur ekspozita me 23 fotografi, në kujtim të 23-vjetori të masakrës së Reçakut, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Fotografitë e kësja Masakre nga afër i panë edhe presidentja, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Osmani tha se këto fotografi janë disa nga dokumentimet e krimit të tmerrshëm dhe gjenocidit ndaj popullit të Kosovës.
“Edhe sot kemi dashur që së bashku me të gjithë ju, t’i shohim këto fotografi të autorëve tanë, që ridëshmojnë të gjitha përjetimet e popullit tonë”.
“Dua të iu falënderoj gjithsecilin për punën tuaj, për sakrificën, për guximin që keni treguar, kjo do të thotë shumë edhe për familjarët dhe gjithë Kosovën si shtet. Është shumë me rëndësi që faktet janë aty, dokumentimi i krimit është aty edhe falë punës suaj”.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca theksoi se ne jo vetëm që duhet t’i kujtojmë krimet, por duhet t’i respektojmë edhe ata që ishin në frontin e luftës për dokumentimin e krimeve.
“Kjo luftë përmes fotografisë të reporterëve me shkuar ngjarje dhe mi shpalos botë këto krime që ishin duke ndodhur kundër shqiptarëve. Ajo është baza e lirisë tonë. Pa atë gjak të derdhur nuk do të kishte ardhur shtetësia e Kosovës që e kemi ndërtuar me mund”.
Ministrja e punëve të Jashtme Donika Gërvalla në pyetjen se a do të bëhet padi ndaj Serbisë për krimin dhe gjenocidin ka premtuar se janë duke punuar për këtë çështje, pa dhënë detaje.
Agron Mehmeti, dëshmitar në ngjarjen e Reçakut tha se janë një pjesë e fotove për opinionin.
“Fotot e Hazirit janë përdorur edhe në Hagë dhe kam pasur fatin të jem dëshmitar të prezantoj ngjarjen e 15 janarit”.
“Shteti që ka kryer masakra dëshiron të organizojë referendum në vendin tonë. Kjo është e papranueshme për në dhe fyese për gjithë ata njerëz që kanë dhënë jetën për liri dhe pavarësinë tonë”.
Kurse sipas autorëve, Hazir Reka, Alban Bujari shumë fotografi nuk janë ekspozuar sepse janë konsideruar të rënda.
“Ka qenë shumë e rëndë për banorë të Reçakut me regjistruar ngjarjen edhe mu kthyer. Shumë fotografi s’kemi mujt mi ekspozuar sepse janë shumë më të rënda sepse janë ngjarje që kanë ndodh në Reçak”, tha Reka.
“Krejt çka kom menduar me fol për Reçak mu kanë mbledh fjalët. Na kemi menduar me bo këtë ekspozitë dhe shprehi ngushëllime familjarëve”, tha Bujari.
Përderisa në Reçak janë bërë homazhe në Kompleksin Memorial nga krerët e shtetit./Gazeta Enigma/