Kontigjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, do të jetë pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Ëinter EX 2025”, i cili udhëhiqet nga Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë (FART).
Kështu kanë njoftuar nga FSK-ja, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ky ushtrim zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe si rezultat i ftesës së pranuar nga FART.
“Ushtrimi “Ëinter EX 2025” është një aktivitet shumëpalësh që ka sjellë përfshirjen e forcave dhe agjencive të sigurisë nga vende të ndryshme partnere, si dhe organizatave qeveritare dhe joqeveritare të Turqisë”,thuhet në njoftim.
Në fokus të këtij ushtrimi është zhvillimi dhe përmirësimi i aftësive operative dhe taktike në kushte të motit ekstrem, brenda kufijve territorial të Turqisë.
Pjesëmarrja e FSK-së në këtë ushtrim ka për qëllim ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve operacionale të njësive të saj, si dhe forcimin e ndërveprueshmërisë në operacionet e përbashkëta me partnerët ndërkombëtarë. /Gazeta Enigma