Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar një ftesë në adresë të kryeministrit Albin Kurti për t’u paraqitur në institucionin e saj më 16 dhjetor 2024, raporton Enigma.
Sipas dokumentit të Prokurorisë, Kurti është ftuar në cilësinë e dëshmitarit në lidhje me rastin me numrin PPSnr. 62/2023, i cili lidhet me çështjen e rezervave shtetërore.
Kjo vërtetohet nga një vendim i Gjykatë Themelore të Prishtinës i 19 gushtit 2023 kur merr vendim për caktimin e masës së paraburgimit për Irfan Lipovicën, Hafiz Garën dhe Ridvan Muharremin.