“Gaz, faleminderit” – Haliti pajton Muhaxherin me sulmuesit, e lavdëron vendimin e kryetarit

“Gaz, faleminderit” – Haliti pajton Muhaxherin me sulmuesit, e lavdëron vendimin e kryetarit

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka vendosur që t’i falë personat që e sulmuan fizikisht muajin e kaluar.

Për këtë vendim lavdata mori nga deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.

Haliti i cili ishte njëri nga ndërmjetësusesit e pajtimit, tha se “burrat falin”.

“Me ndërmjetësimin tim, kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri i fali vëllezërit Lulaj për sulmin ndaj tij para disa ditësh. Ndërkohë, drejtësia do të merrët me rastin”, shkroi ai në Facebook.

“Uroj që sulme të tilla të mos ndodhin më asnjëherë. Gaz, faleminderit!”, shtoi Haliti. /Gazeta Enigma

Related Articles