Sot zv.kryeministrja e Kosovës dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla po zhvillon vizitë në Luginën e Preshevës.
Ajo e ka filluar vizitën në Bujanoc ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Nagim Arifin.
Arifi ka shkruar në Facebook se e ka njoftuar Gërvallën me gjendjen politike sociale e shoqërore si dhe pasivizimin e adresave të shqiptarëve që bënë shteti i Serbisë.
“Ministren Gërvalla e njoftova me gjendjen politike, sociale e ekonomike të qytetarëve tanë, si dhe diskriminimin e vazhdueshëm nga Qeveria qendrore në arsim, zhvillim ekonomik, shëndetësi, me theks të veçantë pasivizimin e adresave të shqiptarëve, si dhe mos njohja e diplomave të fituara në Univerzitetet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Arifi.
/Gazeta Enigma/.