Gërvalla pas situatës në Ukrainë: Në Kosovë nuk ka nevojë askush të ndjejë panik

Gërvalla pas situatës në Ukrainë: Në Kosovë nuk ka nevojë askush të ndjejë panik

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka shuar zërat e krijuar në vend, pas luftës në Ukrainë, se edhe Kosova rrezikohet në këtë mes, raporton Gazeta “Enigma”.

Ajo gjatë raportimit në Komsionin e Punëve të Jashtme tha se në Kosovë nuk ka nevojë për panik.

Megjithatë, ajo u shprheh se duhet të jemi vigjilent.

“E kam të rëndësishme të them se në Kosovë nuk ka nevojë askush të ndjejë panik rreth situatës, sepse nuk ka asnjë parashenjë që ndodhemi në prag të një konflikti të armatosur me askënd. Nuk kemi sinjale konkrete për një sulm ushtarak të kujtdo qoftë në Kosovë, por që duhet të jemi shumë vigjilent“, u shpreh Gërvalla. / Gazeta Enigma.

Related Articles