Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Podujevë, Fushë Kosovë, Kaçanik e Prizren.

· Prishtinë / 07.09.2025 – 12:30. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Podujevë / 27.08.2025 – 21:00. Më 17.09.2025 është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se kishte shkaktuar dhunëndaj dy viktimave femra kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

· Fushë Kosovë / 07.09.2025 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.Fushë Kosovë / 07.09.2025 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE & LËNDIM I LEHTË

Kaçanik / 07.09.2025 – 12:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj ankueses femër kosovare dhe i ka shkaktuar lëndime. Ankueses i është ofruar tretman mjekësor në QKMF-Ferizaj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.DHUNË NË FAMILJE

Prizren / 07.09.2025 – 21:30. Është raportuar se ankuesja femër kosovare është duke përjetuar dhunë psikike dhe fizike nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin pas intervistimit të palëve është informuar prokurori me urdhrin e të cilit është inicuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

Related Articles