Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është gjetur e shtrirë në tokë dje në Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma“.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Prishtinë 02.03.2022 – 14:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte hasur e shtrirë në tokë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.