Një person është gjetur pa shenja jete të premten rreth orës 6 në fshatin Burojë të Skenderajt, shkruan Gazeta Enigma.
Mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij dhe me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Nga mjeku është konstatuar vdekja e tij dhe me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.