Me një situatë të rëndë janë duke u ballafaquar klinikat dhe qendrat ku po trajtohen pacientët e infektuar me COVID-19, numri i të cilëve është ngritur dukshëm ditëve të fundit, raporton Gazeta “Enigma”.
Si pasojë e kësaj, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar po bënë përgatitjet për hapjen e pjesës tjetër të Mjekësisë Sportive.
Kështu ka njoftuar, përgjegjësi i Mjekësisë Sportive, Artan Ahmeti.
“Po bëhen përgatitje për hapjen e pjesës tjetër të Mjekësisë Sportive me kapacitet 80 shtretër”, njoftoi Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur se nuk ka asnjë shtretër të lirë.
“Mjekësia Sportive ka vetëm 95 shtretër, pra të gjithë shtretërit janë të nxënë më pacientë të prekur me COVID-19”, ka shtuar ai për Front Online.
I pyetur se si është gjendja e pacientëve, përgjegjësi Ahmeti ka thënë se gjashtë persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore
“Pacientët që janë duke u trajtuar në Mjekësinë Sportive janë në gjendje stabile, ndërsa i kemi gjashtë pacientë që janë në gjendje më të rëndë”, shtoi ai.