Bayern Munich ka refuzuar të jenë pjesë e Superligës Evropiane, pasi sipas tyre Liga e Kampionëve është gara më e mirë në botë.
Superliga Evropiane është themeluar nga 12 klube elitare ditë më parë, por Bayern Munich ka vendosur të mos marrë pjesë në të.
“Anëtarët dhe tifozët tanë refuzojnë një Superligë” ka njoftuar gjigandi bavaraz.
“Si FC Bayern, është dëshira dhe qëllimi ynë që klubet evropiane të jetojnë garën e mrekullueshme dhe emocionale që është Liga e Kampionëve, dhe ta zhvillojnë atë së bashku me UEFA-n. FC Bayern i thotë jo Superligës ”, ka thënë presidenti i Bayern Munchen, Herbert Hainer.