Dënohen nga 700 euro dy thertoret në Gjilan që hodhën në lumë mbetje të kafshëve


Pas raportimit të Gazetës “Enigma”, se në fshatin Malishevë të Gjilanit mëngjesin e sotëm qytetarët kanë njoftuar se disa mbetje të kafshëve janë hedhur në lumë nga një thertore, ka intervenuar Inspeksioni i Komunës së Gjilanit.


Inspekcioni ka dënuar me nga 700 euro dy thertoret që ndotën lumenjte me mbetje të kafshëve.

Njoftimin e bëri kryetari i Gjilanit Alban Hyseni.

Hyseni iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që ta shtojnë kujdesin ndaj ambientit.

“Gjatë 24 orëve të fundit nga drejtoria e Inspekcionit, pas inspektimeve në terren dhe sigurimit të dëshmive nga palët ankuese, janë shqiptuar gjobat konform Rregullores Komunale pasi që është konstatuar ndotja e lumenjve me gjak dhe mbetje fundrrinore, e cila është bërë gjatë trajtimit të ujërave të impianteve të dy therrtoreve në afërsi”, ka thënë ai.

LEXO EDHE: VIDEO – Lumi i fshatit në Malishevë të Gjilanit mbushet me gjak nga mbetjet e kafshëve

“Lusim të gjithë qytetarët dhe bizneset të shtojmë kujdesin në ruajtjen e ambientit!”. / Gazeta Enigma.

Related Articles