Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar për 48 orë një doktor të Spitalit të Gjilanit, pasi një gruaje i ka vdekur foshnja gjatë procesit së lindjes.
Lajmin u konfirmua nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini.
“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, për këtë rast ka ndaluar një person, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari gjendet në ndalim 48 orësh”, tha ajo.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar sot se arrestimi i doktorit ka ndodhur ditën e premte, pas raportimit të rastit nga gruaja e cila ka humbur foshnjën./telegrafi/