Në Spitalin Rajonal të Gjilanit, më 21 maj, rreth orës 19:00, ka vdekur një foshnje e posalindur njofton Policia e Kosovës.
Viktima femër kosovare ka informuar se gjatë lindjes në repartin e gjinekologjisë, foshnja e saj ka vdekur.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion.
Ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull, i cili ka qenë doktor në këtë rast.
/Gazeta Enigma/