Është arrestuar i dyshuari nga Gjilani pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht motrën e tij kosovare duke e goditur atë me një mjet të fortë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00 në Gjilan, tregoi Policia.
Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë.
“I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.