Gjilani ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Dritës në derbin e zjarrtë lokal të vlefshëm për javën e 15-të në BKT Superligën e Kosovës.
Ekipi i Ismet Munishit ka vazhduar formën e mirë në kampionat duke marrë fitoren e radhës, kësaj radhe në një ndeshje të vështirë derbi ndaj rivalit të urryer lokal, Dritës.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë dhe raste të barabarta nga të dyja skuadrat, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat.
Vendasit rrezikuan me Gerhard Prognin (11’) dhe Blerim Krasniqin (32’), ndërsa mysafirët me Përparim Islamin (36’) dhe Rron Brojën (44’), por shifrat mbetet të njëjta në 45 minutat e parë.
Në pjesën e dytë, Gjilani nisi më mirë duke gjetur shpejt edhe golin e epërsinë, ndërsa më vonë Drita pati diçka më shumë nga loja, por pa arritur t’i barazoj shifrat.
Goli i vetëm në këtë pjesë dhe këtë ndeshje erdhi në minutën e 48-të dhe ishte Albert Dabiqaj, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0, rezultat ky që doli të ishte përfundimtar.
Once again, THE CITY IS OURS ????Posted by SC Gjilani on E enjte, 25 nëntor 2021