Gjykata konfirmon se Prokuroria i ka bërë kërkesë për paraqitjen e Kurtin për dëshmi

Gjykata konfirmon se Prokuroria i ka bërë kërkesë për paraqitjen e Kurtin për dëshmi

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar se kanë pranuar kërkesë nga Prokuroria Speciale, lidhur me refuzimin kryeministrit Albin Kurtit për intervistim, raporton Gazeta Enigma.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Enigma, zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi.

“Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka pranuar kërkesën në fjalë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e njëjta është duke u shqyrtuar nga gjykata”, tha Gashi.

Nëse Gjykata e pranon kërkesën, Albin Kurti si dëshmitar, duhet të paraqitet për të dëshmua në Prokurorinë Speciale. / Gazeta Enigma.

Related Articles