Kryetarja Ekaterina Trendafilova ka njoftuar se ka caktuar trupin gjykues në rastin ndaj Salih Mustafës shkruan Gazeta Enigma.
Është caktuar një trup gjykues prej 4 antarësh i cili pritet të vlersoj dëshmitë, provat dhe faktet në rastin e gjykimit ndaj Salih Mustafës i cili aktualisht është në paraburgim.
Ky caktim u bë pas njoftimit prej Gjykatësit të Procedurës Paraprake se dosja e plotë e çështjes nga Prokurori i Specializuar ndaj Salih Mustafës do të jetë gati për t‘iu kaluar Trupit Gjykues më 7 maj 2021.
Në njoftimin e kësaj gjykate shkruan se shumë shpejt pritet të caktohet seanca e rradhës ndaj të akuzuarit Salih Mustafa.
Çështja kundër z. Salih Mustafa është e para që do t‘i kalohet një trupi gjykues.
/Gazeta Enigma/.