Hajdar Beqa flet për Gazetën “Enigma”, lidhur me kërcënimet e tij: VV-ja na provokoi

Hajdar Beqa flet për Gazetën “Enigma”, lidhur me kërcënimet e tij: VV-ja na provokoi


Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, pas ndodhive të fundit në Kuvendin e Kosovës, është deklaruar mbi atë se çka realisht ndodhi në seancë, duke pretenduar se VV-ja e kishte nxitur përleshjen fizike, raporton Gazeta “Enigma”.

Për situatën e krijuar ai akuzoi deputetët e ministrat e Vetëvendosjes se e provokuan PDK-në, me fyerje e sharje. “Ne në shenjë pakënaqësie nga deklaratat e Ministres së Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, e cila nga viti 2015 në vazhdimsi ka dhënë deklarata kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër vlerave të luftës, e viktimave etj, dhe ajo vazhdon këto deklarime edhe tash në pozitën që e ka. Ne në shenjë paknaqësie lëshuam sallën, dhe gjatë rrugës u fyem nga ministra e deputet të mazhorancës të cilët i lëshuan bankat, sepse ne morëm vendim ta lëshojmë sallën, dhe ne kaluam tek dera, ku tentuan të na sulmonin dhe të na fyenin, dhe ne vazhduam. Kjo ishte e tëra”, tha Beqa për Gazetën “Enigma”.

Ndonëse nuk i mohoi kërcënimet drejtuar deputetëve të VV-së, ai tha se partia e tij nuk e ka nisur situatën, e as nuk i ka provokuar deputetët e mazhorancës. “Ne nuk kemi shkuar për t’i kërcënuar tek tavolina e tyra, as nuk kemi fol me ta, por ata kanë ardh tek dera, duke na pengu me dal, na kanë fy dhe kanë tentu për të na sulmu, ne nuk e di se cka kemi thënë por ka qenë e pa kuptimt sjellja e tyre.
Ne nuk e kemi nxitur situatën i kemi thënë qëndrimet e tona në foltore të Kuvendit dhe si rezultat i atyre qëndrimeve ne kemi marrë vendim për ta liruar sallën dhe ata na fyen gjatë rrugës”, u shpreh tutje ai.  


LEXO EDHE: Hajdar Beqa, deputetit të VV-së: Krytë ta heki

Kurse i pyetur nëse e ka kërcënuar deputetin e VV-së, Besim Muzaqin, me fjalën si “kryt ta heki”, Beqa ka thënë se nuk është i sigurtë se çfarë ka thënë në ato momente. “Ai më ka fyer dhe ka tentuar të më sulmojë fizikisht dhe më ka shty, dhe unë nuk e di nëse kam mundur t’i them diçka por megjithatë unë nuk do të sulmoj asnkënd në jetën time, por as nuk do të lejoj të më sulmoj askush”, është shprehur ai.

Në fund, ai ka bërë të ditur se partia e tij ka marrë vendim që sot të mos rikthehet në seancë pas pauzës 2 orëshe./Gazeta Enigma.


Related Articles