Të dielën (sot) mbi një milion e 260 mijë votues pritet të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të komunave.
Në 21 komuna janë 42 kandidatë që garuan edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve dhe votuesi do të vendos për të parin e komunës së tyre për një mandat katër vjeçar.
T7 raporton se shkolla “11 Marsi” është hapur qendra e votimit njëhershmit edhe më e madhja në vend.
Kujtojmë që në Komunën e Prizrenit në balotazh janë Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje.
Është hapur qendra më e madhe e votimit në Komunën e Gjakovës në shkollën Yll Morina, në të cilën qendër kanë të drejtë vote 15 mijë e 15 qytetarë.
Kjo qendër e votimit po ka probleme me energji elektrike, megjithatë ka hapur dyert për qytetarët që duan të votojnë. Përfaqësuesi i kësaj shkolle nuk ka pranuar të flas para mediave pasi që tha se një gjë e tillë u është ndaluar nga KQZ.
Në Komunën e Gjakovës të drejtë vote për të zgjedhur të parin e komunës kanë 113 mijë e 165 qytetarë.
Në këtë komunë janë 34 qendra të votimit me gjithsej 139 vendvotime.
Në shkollën “Sami Frashëri” në kryeqytet ka filluar me kohë votimi për kryetar të komunës.
Të drejtë vote kanë qytetarë 5 855 qytetarë, ka konfirmuar menaxheri i kësaj qendre Daut Selimi. Sipas tij, janë duke u respektuar të gjitha masat anti-COVID.
“Qendra e votimit në Shkollën Sami Frashëri është hapur me kohë. Gjithçka është në rregull, përgatitjet janë bërë me kohë dhe ka 7 vendvotime”.
“Numri i qytetarëve me të drejtë votë është 5 855. Të gjitha masat anti-COVID janë ndërmarrë dhe shkolla është e pajisu4 me dezinfektues.
Naser Gashi tha se procesi i votimit është i qetë dhe se pret ndryshime.
“Jemi të shqetësuar me kryeministrin që e ka shkel heshtjen zgjedhore me vizitën në Podujevë dhe Gjakovë”.
“Votuesit e përcaktojnë kandidatin për Prishtine sepse nuk ka peshë individi”.
Edhe në qytetin e Gjilanit janë hapur të gjitha qendrat e vendvotimit në këtë qytet.
Kujtojmë që në Komunën e Gjilanit në balotazh është mes Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Alban Hysenaj nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në qytetin e Podujevës janë hapur me kohë të gjitha qendrat e votimit.
Kryetari i KKZ-së në këtë qytet, Islam Demolli, ka bërë të ditur se materiali sensitiv ka mbërritur me kohë dhe votimi është duke vazhduar në formë të rregulltë.
Qendra më e madhe e votimit në Podujevë është shkollën “Isa Boletini”, votuesi i parë aty ka qenë Beqir Namani, cili ka shkuar 15 minuta më herët.
Ai për Klan Kosovën ka deklaruar se shpreson që nga këto zgjedhje të përmirësohet jeta për llapjanët.
“Gjatë votimit më kanë pritur mirë, çdo gjë ishte mirë si dhe shpresoj të shkojë mirë cdo gjë edhe gjatë tërë ditës. Nga këto zgjedhje shpresojmë se do të bëhet mirë diçka për të gjithë qytetarët”,ka thënë Namani.
Në këtë qytet të drejt vote kanë rreth 13 mijë qytetarë.
Hapen me kohë qendrat e votimit edhe në Vushtrri
Qytetarët e Vushtrrisë sot (e dielë) do të zgjedhin kryetarin e tyre për katër vitete e ardhshme, ndërsa në garë janë Ferit Idrizi dhe Xhafer Tahiri.
Ndryshe edhe në qytetin e Klinës qytetarët kanë nisur ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në të gjitha 20 qendrat e votimit.
Që prej hapjes së vendvotimeve, në qendrën më të madhe që ndodhet në shkollën “Fehmi Agani” është vërejtur numër i konsiderueshëm i votuesve.
Të drejtë vote në Klinë kanë rreth 48 mijë qytetarë./Gazeta Enigma/