Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për vendimin se qytetarët duhet të jenë të vaskinuar edhe me dozën e trët për të kaluar kufirin.
Haradinaj ka thënë se ndalimi në kufi i qytetarëve që nuk i kanë tri vaksina, është vendim arbitrar dhe i dëmshëm.
Ndër të tjera, ai ka shkruar në Facebook se me këtë vendim bllokohen kryesisht shqiptarët.
“Këtë masë nuk e ka apliku asnjëri nga shtetet fqinje. Ky është gabim i rëndë i qeverisë, që nuk mund të arsyetohet me asgjë. Prandaj hiqe bllokadën Kryeministër”, ka shkruar ai. /Gazeta Enigma/.