Krahu i djathtë i Vjosa Osmanit, Haxhi Avdyli, ka folur për zhvillimet e fundit që po ndodhin në “Listën Guxo”, raporton Gazeta Enigma.
Ai thotë se shumë aktivistë të LDK-së dhe jo vetëm u bashkuan rreth binomit të ndryshimit me 14 shkurt.
Ai tutje thekson se ata të cilët nuk arritën postet e dëshiruara nuk mund të thirren në emër të kapitalit të politik Vjosa Osmanit e Listës Guxo duke përmendur këtu personat nga dega e Ferizajt.
“Ne falënderojmë secilin qytetarë për kontributin në 1 muaj fushatë zgjedhore. Por duhet kuptuar që bashkimi ynë ishte për kauza e idealin e ndryshimit të gjendjes e jo vazhdim metodave PANiste të Qeverisjes. Ata të cilët që pas 1 muaj fushate zgjedhore smundën ti marrin postet e zëvendës ministrit, smund të flasin as të thirren në emër të kapitalit të politik Vjosa Osmanit e Listës Guxo”
“Marrëveshja me PDK për të dëmtuar frymen e ndryshimit LVV Guxo që po qarkullon në opinion në Ferizaj mund ta bëjnë të vetëshpallurit kryetar apo koordinator por smund ta bëjnë asesi duke u thirrur në emër të frymës ndryshimit të 14 shkurtit që ka sublimuar nga binomi Osmani Kurti. Maska shumë shpejtë do bien se kush po don ndryshim të gjendjes se keqe e kush ringjallje të keqeverisjes së PAN -it”
Reagimi i plotë:
Kurrizi i organizmit rreth Vjosa Osmanit në vitin 2020/ 21 ishte revolta për gjendjen e krijuar në Kosovë si pasojë e keqqeverisjes, korrupsionit e bashkëpunimit të bandave nëpër parti politike.
Vjosa Osmani sublimonte kundërshtimin e politikave të LDK-së së Isa Mustafës e cila për disa poste qeveritare shkelnin çdo premtim për mosbashkëpunim me vrasësit e aktivistëve, krimin e abuzuesit e pushtetit të PAN-it. Boshti i organizimit rreth Vjosës ishte mbajtja fjalës, lufta kundër krimit, jo bashkëpunim me PAN-in e bashkëqeverisje me VV për të çkapur shtetin. Për këtë me 14 janar u nënshkrua marrëveshja Kurti Osmani për bashkëpunim e bashkëqeverisje në zgjedhje të përgjithshme e lokale. Dhe shumë aktivistë të LDK e jo vetëm u bashkuan rreth këtij binomi për ndryshimin. Ne falënderojmë secilin qytetarë për kontributin në 1 muaj fushatë zgjedhore. Por duhet kuptuar që bashkimi ynë ishte për kauza e idealin e ndryshimit të gjendjes e jo vazhdim metodave PANiste të Qeverisjes.
Ata të cilët që pas 1 muaj fushate zgjedhore smundën ti marrin postet e zëvendës ministrit, smund të flasin as të thirren në emër të kapitalit të politik Vjosa Osmanit e Listës Guxo. Sepse as sështë e drejtë, as morale e as që i ka autorizuar e as si ka zgjedhur askush as koordinator as kryetar për të përfaqësuar këtë kapital politik. Pasi të mbahen kuvendet në degë e kuvend qendror ata edhe mund të flasin për subjektin tonë.
Tash mund të flasin vetëm si persona dhe ish perkrahës të kauzës së ndryshimit e cila po tentohet të tjetersohet në kauza tjera. Ata edhe kanë drejtë edhe të kenë ambicje, edhe të organizohen edhe si iniciativë të pavarura edhe mund ti bashkohen PDK apo AAK por jo me logon GUXO e duke keqpërdor foton e Presidentes Osmani. Marrëveshja me PDK për të dëmtuar frymen e ndryshimit LVV Guxo që po qarkullon në opinion në Ferizaj mund ta bëjnë të vetëshpallurit kryetar apo koordinator por smund ta bëjnë asesi duke u thirrur në emër të frymës ndryshimit të 14 shkurtit që ka sublimuar nga binomi Osmani Kurti. Maska shumë shpejtë do bien se kush po don ndryshim të gjendjes se keqe e kush ringjallje të keqeverisjes së PAN -it.
Ish pushtetin smund ta ringjallin as manipullimet as mashtrimet e disa anonimëve , sepse qytetari ka vulosur me votë plebishitare ndryshimin. E do rivulos edhe në vjeshtë. Kosova pret nga ne punë të madhe ta sanojmë gropën e madhe që ka lënë PAN dhe bashkëpunëtorët e tyre në LDK. E smund ta rikthejmë hajninë e keqeverisjen pse dikush splotëson kushtet për zëvends ministër. Qytetarët kanë halle tjera, e jo a bë filani zëvendës e fisteku këshilltar. Për më shumë flasim nesër mbrëma te Fidan Jupolli në DPT./Gazeta Enigma/