Haxhiu: Jemi të gatshëm të flasim me partitë e tjera për datën e zgjedhjeve

Haxhiu: Jemi të gatshëm të flasim me partitë e tjera për datën e zgjedhjeve

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, pas dështimit të seancës për të gjashtën herë, thotë se jemi të gatshëm të flasim pë datën e zgjedhjeve me partitë e tjera politike, raporton Gazeta Enigma.

“Besoj që është e rëndësishme të konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë të qartë qëndrimin e saj por po duket që ka mungesë të vullnetit nga subjektet e tjera politike. Ne jemi të gatshëm të diskutojmë me partitë politike për datën e zgjedhjeve të reja. Vendi duhet të shkoj në zgjedhje, nëse ata refuzojnë të votojnë propozimin e VV-së, ku do t’i marin ata 61 vota për propozimet e tyre. Është e rëndësishme që opozita të reflektojë, sepse vetëm LVV ka të drejtë si parti e parë të propozoj kandidatin për kryetar të Kuvendit”, u shpreh Haxhiu./GazetaEnigma/

Related Articles