Haxhiu pas raportit të “Transparency International”: Lufta kundër korrupsionit po vlerësohet ndërkombëtarisht

Haxhiu pas raportit të “Transparency International”:  Lufta kundër korrupsionit po vlerësohet ndërkombëtarisht

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas publikimit të raportit të Organizatës ndërkombëtare “Transparency International”, e cila nga 180 vende të botës, kjo organizatë e ka ka renditur Kosovën në vendin e 87, shkruan Gazeta “Enigma”.

Ajo tha se suksesin e Kosovës në luftimin e korrupsionit po e njeh e gjithë bota.

“Sot, Transparency International ka njohur progresin në luftën kundër korrupsionit duke renditur Republikën e Kosovës në vendin e 87-të nga 180 vende. Në vitin 2020 ishim në vendin e 104, kurse sot jemi 17 vende më poshtë. Kosova ka marr 39 pikë nga 100 të mundshme, por ky është vetëm fillimi. Synimi ynë është që brenda këtij mandati, Kosova të arrijë mesataren globale e ti aftohet mesatares evropiane”, u shpreh ministrja.

LEXO EDHE: Kosova shënon progres në luftën kundër korrupsionit, ngjitet 17 vende më lartë se vitin e kaluar

Tutje ajo tha se “Kosova ka shumë sfida, por edhe ne kemi vullnet të madh dhe nuk ndalemi deri në jetësimin e zotimeve tona”.

“Përkushtimi ynë në luftën kundër korrupsionit, përveç kompletimit të pakos ligjore Anti-korrupsion, përkthehet gjithashtu përmes realizimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit, Vettingut në drejtësi, jetësimit të Byrosë Shtetërore për verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme por edhe me mbështetjen buxhetore për sistemin e drejtësisë”, shtoi Haxhiu.

Sipas këtij institucioni Kosova ka shënuar përparim të lehtë në këtë fushë, duke u vlerësuar me 39 pikë – tri më shumë sesa vitin e kaluar – në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, të përpiluar nga “Transparency International”.

Nga vendet e rajonit, përparim ka shënuar edhe Maqedonia e Veriut, e cila ka 39 pikë, katër më shumë sesa vitin e kaluar.

Shqipëria ka 35 pikë – një më pak sesa një vit më parë.

Bosnje-Hercevogina ka po ashtu 35 pikë, por nuk ka ndërruar pozitë.

As Serbia nuk ka ndërruar pozitë/ Gazeta Enigma.



Related Articles