Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas shifrave alarmante që u regjistruan në vend me virusin COVID, raporton Gazeta Enigma.
Hoti ka thënë se pandemia nuk është nën kontroll dhe se jeta e njerëzve është para çdo ahengu apo ceremonie.
Ai ka ftuar qytetarët të vaksinohen dhe të respektojnë udhëzimet e IKSHPK-së, derisa thotë se pas disa ditësh spitalet do të jenë të mbushura me pacientë.
“Është në dorën tonë ta parandalojmë përkeqësimin e situatës. Jeta është mbi të gjitha, para çdo ahengu apo ceremonie tjetër. Jeta jonë dhe e familjarëve e miqve tanë varet nga veprimet tona”, ka shkruar Hoti.