Një person ka ndërruar jetë teksa po punonte në prizren.
Tashmë i ndjeri nuk arriti t’i përballonte plagët e marra në kokë, të cilat ia shkaktoi aksidentalisht kolegu i tij i punës.
Lajmin për Gazeta Enigma e ka konfirmuar edhe zëdhënesi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Ju informojmë se me datë 23.11.2024, në ora 15:40, në rrugën “Ekrem REXHA ” në Prizren , në një ndërtesë e cili është duke u rinovuar, brenda në katin e fundit të saj, derisa një punëtor ishte duke punuar nga lartësia bie një profilë metali, i njëjti e godet në kokë punëtorin A. G. 25-vjeçar nga fshati Vragoli, Fushë Kosovë dhe për pasoj i njëjti vdesë, vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi Urgjencës. Në vend ngjarje kanë dal hetuesit kujdestar të stacionit dhe Sektori Rajonal I Hetimeve, edhe inspektori i punës është informuar”, tha Bytyqi. /Gazeta Enigma