Shqipëria zyrtarisht është bërë anëtare e përkohëshme me mandate dy vjeçar në Këshillin e Organizatëës së Kombeve të Bashkuara (OKB), shkruan Gazeta Enigma.
Praninë e Shqipërisë si anëtare me mandat dy vjeçar, profesori dhe analisti për çështje ndërkombëtare, Durajet Imeri, e konsideron si një nga arritjet më të mëdha të diplomacisë shqiptare.
Imeri tutje tha se kjo është një mundësi edhe për Kosovën.
“Kjo është një mundësi edhe për Kosovën, nëse e shohim si një zë në përkrahje dhe një vit më shumë, në rastë të votimit”, ka thënë Imeri, duke theksuar se Këshilli ka edhe nëntë anëtarë të tjerë të pesë shteteve me mandate permanent me të drejtë vote, që sipas tij e komplikon situatën për të arritur në çdo rast të diskutimit për Kosovën.
Ndër të tjera, Imeri për Gazetën “Enigma” ka theksuar se ky rast duhet të përdoret për të arritur disa objektiva të tilla si mbyllja e misionit të UNMIK-it, duke e zhvlerësuar rezolutën 1244, ku sipas tij kjo e mbane akoma peng Kosovën në shumë aspekte.
Ndërsa, Dritëro Arifi, njohës i çështjeve ndërkombëtare thotë se deri sa të jetë në fuqi Rezoluta 1244, Kosova nuk mund të përfaqësohet pa UNMIK-un në OKB, të cilin ai e konsideron si proces afatgjatë që kërkon angazhim.
Arifi, tutje ka thënë se Shqipëria mund të ndihmojë edhe në procesin e njohjes për Kosovën si dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtar.
Ai thotë se është i nevojshëm një koordinim i ministrive përkatëse të të dyja shteteve në mënyrë që të avancohet agjenda shtetërore e Kosovës.
“Ministria e Jashtme e Shqipërisë i ka potencuar dy pika që do t’i sforcoj jashtëzakonisht shumë në debatet që do të bëhen në Këshillin e Sigurimit dhe ato janë paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor sepse e kemi pa që është jashtëzakonisht një situatë shumë fragjile. Nën dy është shumë specifike është procesi i njohjeve për Kosovën që është një pikë shumë pozitive për ne”.
Me këtë rast, ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka, tha se do ta shfrytëzojë këtë moment dhe për të avancuar çështjen e Kosovës.
“Anëtarësimi i Shqipërisë në Kosovë OKB-së do të ketë ndikim edhe në Ballkan”
Arifi konsideron se anëtarësimi i Shqipërisë në KS të OKB-së do të ketë ndikim edhe në Ballkan në përgjithësi.
“Është një nivel ku diskutohet për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në glob në tërësi dhe Shqipëria tash është një nga dhjetë anëtaret jo të përhershme të Këshillit të Sigurisë. Pesë janë permanente ndërsa këto dhjetë sivjet janë Shqipëria, Brazili, Gana, Kenia, Meksiko, Norvegjia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që është një hap shumë pozitiv jo vetëm pozitiv jo vetëm për Shqipërinë dhe Kosovën, por edhe për Ballkanin”.
Ndërsa, në lidhja me këtë çështje ka reaguar edhe ish-ambasadorja kosovare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka thënë se pret që gjatë periudhës që do të zgjasë deri më 31 dhjetor të vitit 2023, Shqipëria të reduktojë raportimin për Kosovën nga UNMIK-u.
Siç vlerëson ajo, shteti shqiptar duhet të kërkojë mbylljen e misionit ndërkombëtar të UNMIK-ut në Kosovë.
Ndryshe, Shqipëria u pranua anëtare e OKB-së në 14 dhjetor 1955 dhe pas 66 vitesh anëtarësie, u votua për herë të parë për të qenë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB për një mandat 2-vjeçar.
Këshilli i Sigurimit në OKB është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve. /Gazeta Enigma/.