INTERVISTË: Psikologu Rron Kastrati thotë se nëse vazhdon greva do t’i shkaktohet dëm i madh psikologjik nxënësve

INTERVISTË: Psikologu Rron Kastrati thotë se nëse vazhdon greva do t’i shkaktohet dëm i madh psikologjik nxënësve

Po bëhen dy jave që kur sektori i arsimit në Kosovë ndodhet në grevë duke i lënë rreth 300 mijë nxënës jashtë bankave shkollore. Arsyeja e kësaj greve është se SBASHK-u po i kërkojnë 100 euro mbështetje deri në miratimin e Ligjit për paga, kërkesë e cila nuk po plotësohet nga Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin.

Të martën më 13 shtator pritej që të arrihej një marrëveshje pas takimit të kryeministrit Kurti dhe Rrahman Jasharajt nga SBASHK-u, por as pas këtij takimi nuk u arrit asgjë.

Kurti pas takimit i cilësoi si shantazhe kërkesat e SBASHK-ut.

“Kanë kërkuar 100 euro, ne kemi thënë 50 e ata ose krejt ose hiç. Nuk është e drejtë kjo mënyrë e shantazhit. Shteti nuk do të duhej të shantazhohej nga dikush që është më i zhurmshmi. Dhe jo për kushtet e punës, por për para”.

Kurse, Jasharaj tregoi se ishin të gatshëm që të bënin kompromis mes shumës 450-100 euro, por, Kurti nuk pranoi më shumë se 50 euro shtesa, gjë e cila bëri që greva të vazhdojë.

Derisa greva po vazhdon, disa shkolla në disa komuna kanë vendosur që ta nisin mësimin duke mos e përfillur kërkesën e SBASHK-ut.

Çështja e grevës po shihet me shumë shqetësim nga psikologu Rron Kastrati, ai në një intervistë për Gazetën Enigma ka thënë se psikologët shkollave duhet të përgatiten që të organizojnë aktivitete proaktive dhe reaktive në mënyrë që ta menjanojnë fenomenin e përtacisë që bëhet shkaku i grevës.

Ai shprehet i shqetësuar duke treguar se pasojat e grevës janë të shumfishta te nxënësit, gjë e cila shkakton edhe problem te prindërit.

Për Kastratin pasojat për prindërit në aspektin psikologjik shkaku i grevës janë të mëdha pasi i shkaktojnë tension, konflikte të herëpashershme familjare, nervizizëm, dëgjim pasiv, reagime të ashpëra etj.

Kastrati gjithashtu jep sugjerime për prindërit dhe nxënësit se si duhet ta kalojnë këtë situatë në mënyrën më të mirë të mundshme.

MË POSHT MUND TË LEXONI INTERVISTËN E PLOTË ME PSIKOLOGUN RRON KASTRATI:

GAZETA ENIGMA: Jemi hyrë në javën e tretë të grevës pasi ende nuk ka marrëveshje nga SBASHK-u dhe Qeveria e Kosovës, si e shihni ju tërë këtë situatë si psikolog?

Rron Kastrati: Kjo situatë është tensionuese, deri tani nuk është ofruar asnjë solucion konkret, dhe konsideroj se në rrethana të tilla ku ndodhemi në këtë ngërç socio-politik, por edhe arsimor në përgjithësi, ushtron influencë negative në mirëqenien psikoedukative dhe socio-emocionale të nxenësve tanë. Theksoj se kjo situatë duhet të zgjidhet domosdoshmërisht sepse roli arsimor dhe edukativ i mësimnxënies dhe funksionimit shkollor ndaj nxenësëve është forca themelore dhe motivacionale në të gjitha prespektivat multi-zhvillimore të përsonalitetit të nxenësve dhe socializimit të tyre.

GAZETA ENIGMA: Po e shohim që mësimi  filluar në disa komuna në disa shkolla, një pakicë prej tyre, 2- shkolla në të gjithë komunën, sa ka ndikim kjo në aspektin psikologjik të nxënësit e atyre komunave kur e shohin që shokët e tyre po shkojnë në shkolla e ata jo?

RRON KASTRATI: Në botëkuptimin psikologjik ne i referohemi zakonisht shkaktarëve dhe pasojave të ndërlidhura e të shfaqura në relacione konjitive(mendore), emocionale, dhe sjellore, sikundër supozohet se mund të devijoj procesi ritmik i cilësisë arsimore dhe në këto situata të stresuara (të mjegulluara) dhe të pakoordinuara në mes të institucioneve shkollore dhe sindikatave propozoj se duhet të krijohen parakushte të kristalizuara faktike se nëse vazhdon kjo gjendje e kapsuluar dhe ngurtësuar ateherë nxënësit mund ta vuajnë psikologjikisht shkallën e lartë të pasivitetit) këta akterë të cilët në thelb përballen me paqartësira dhe në mungesë të dakordësive të mirëfillta dhe negocimeve të shëndosha prodhojnë probleme të thella emocionale, pasiqë fëmijët janë viktima dhe po të cilët e perceptojnë këtë situatë zhgënyese dhe dekurajuese. Tani imagjinoni pas gjithë këtyre vështirësive, kur fëmijët pas një kohe të gjatë rikthehen në bankat shkollore, si do të jetë në realitet gjendja e tyre emocionale dhe motivacionale ? Psikologët shkollor duhet të përgatiten dhe të organizojnë aktivitete proaktive dhe reaaktive që ta mënjanojnë fenomenin e përtacisë, ose shfaqjen e pasivitetit tek nxenësit.

GAZETA ENIGMA: Po ashtu e shohim që fëmijët që janë të regjistruar në shkollat private janë duke e vijuar shkollimin me rregull, cili është ndikimi nga kjo situatë te fëmijët, nxënësit që janë në shkolla publike dhe nuk e vijojnë mësimin?

Rron Kastrati: Institucionet shkollore private veprojnë të pavarura nga institucionet shkollore publike, dhe në situata të tilla prindërit janë të vetmit që mund të kontribuojnë ndaj fëmijëve të tyre,  nxënësve që kanë nevojë imediate të mbështeten dhe të komunikojnë për t’i ndërgjegjësuar dhe inkurajuar në situatën delikatee në të cilën ndodhemi. Këto iniciativa të vazhdueshme komunikimi në relata prind dhe fëmijë ndihmon dukshëm në ruajtjen e ekulibrit në mes të komponentëve psikologjik dhe emocional.

GAZETA ENIGMA: Cilat janë pasojat të nxënësit në aspektin psikologjik për shkak të humbjes së mësimit për të tretën javë radhazi?

Rron Kastrati: Pasojat janë  të shumfishta dhe  i atribuohet disa faktorëve në procedurën e mësimit në mungesë, si frika se nxenësit nuk përfitojnë nga edukimi arsimor, dhe pasojnë  shqetësimet për të ardhmen profesionale dhe arsimore të fëmijëve. Një faktor tjetër është se prindërit ndihen të frustruar nga kjo situatë, dhe fëmijët e tyre  dhe se nuk mund t’i monitorojnë gjatë gjithë kohës sipas nevojës për shkak edhe të shumë obligimeve dhe nevojave tjera  ekzistenciale dhe esenciale për jetë.Pasojat tjera në kuptimin subjektiv(psikologjik) janë : Hiperaktivitet i shprehur, mungesë interesimi, dëmtime në sferën inovative në spektrin konijtiv, mbipërdorim i telefonëve dhe rrjeteve sociale, probleme të theksuara me balancimin e përditshëm, në kohë gjumi, dhe poashtu edhe në shumë nivele tjera jetësore që në fakt nënkuptohet si një ankth dhe emocion i trazuar i shkëputjes në raport me nxenësit nga bankat shkollore.

GAZETA ENIGMA: Cilat janë pasojat te prindërit në aspektin psikologjik që fëmijët e tyre i kanë në shtëpi dhe nuk janë duke e vijuar mësimin me rregull?

Rron Kastrati: Pasojat mund të jenë : Tension dhe konflikte  të herëpajshershme familjare, nervozitete, dëgjim pasiv, afeksione të çrregullta, reagime të ashpra, kërkesa të larta për dalje nga shtëpia, argëtime të shthurrura, shtim i përdorimit të videolojrave, në përgjithësi këto mund të reduktohen nëse shtohet një fokus maksimal i rrjedhës psikoedukative referuar shumë stileve prindërore në bashkëpunim me akterët institucional dhe OJQ përgjegjëse që organizojnë trajnime efikase.

GAZETA ENIGMA:Si duhet të veprojnë fëmijët dhe prindërit në këtë situatë që po kalojnë tani në Kosovë pa mësim për të tretën javë?

Rron Kastrati: Ta pakësojnë qëndrimin mbyllur në shtëpi, duhet të organizojnë aktivitete stimulative, sportive, aktivitete sinergjetike, t’i shoqërojnë fëmijët e tyre në shumë ngjarje të shëndosha kulturore, të komunikojnë dhe të ofrojnë një përkrahje psikosociale në çdo rrethanë.Të informojnë qetësisht dhe kthjelltësisht fëmijët e tyre për situatën e krijuar, duke i motivuar me metoda të shumta bashkëkohore të cilat mund t’i gjejnë në internet por edhe në shumë organizata rinore. Mund të organizojnë edhe mësime online, ushtrime mësimore (praktike), përsëritje mësimesh, nxitjet garuese, vlerësime optimale dhe përforcime sjellore gjallëruese ndaj tyre , etj.

Related Articles