INTERVISTË: Thaçi jep detaje se si u alarmua ministria dhe u mobilizua AUV-i pas helmimit të 215 personave në Malishevë

INTERVISTË: Thaçi jep detaje se si u alarmua ministria dhe u mobilizua AUV-i pas helmimit të 215 personave në Malishevë

Më 13 tetor në Malisheve në një “Fast Food” më saktësisht në “Dyner Apetit” janë helmuar 215 persona të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Si pasoj e kësaj Gjykata Themelore në Gjakovë, Dega në Malishevë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të dyshuarit K.Sh., pronari i lokalit ku dyshohen se u helmuan rreth 215 persona, në Malishevë.

Ky helmim ka zgjuar alarm te Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e cila ka ndërmarrë masa të menjëhershme duke i mbyllur pesë lokale “Fast Food” dhe duke iniciuar gjashtë kundërvajtje vetëm në regjionin e Prizrenit.

Gazeta Enigma ka zhvilluar një intervistë me zëdhënësin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçin i cili ka treguar se ndaj cilave lokale ndërmarrin hapa, cilat hapa i ndërmarrin si AUV.

Thaçi zbulon për Gazetën Enigma, se pas rastit të fundit në Malishevë ku u helmuan rreth 2015 persona morën urdhër nga ministria që të dalin me plan të ri të kontrollit për inspektimin e lokaleve që shërbejnë ushqim të shpejtë.

Ai po ashtu tregon se sa inspektor ka AUV-i në të gjithë sektorët dhe si ndahen ata. A ushtron kontroll të 100 % në tregun e ushqimit dhe për shumë gjëra të tjera mund ta ndiqni intervistën më poshtë me zëdhënësin e AUV-it, Lamir Thaçi.

GAZETA ENIGMA: Zotri Thaçi e kemi parë që në Malishevë janë helmuar më shumë se 200 persona si pasoj e konsumimit të ushqimit, ku në lokalin “Dyner Apetit” kushtet higjienike kanë qenë të këqija. Si i vlerësoni ju si AUV këto veprime të lokaleve të cilat nuk i përmbahen kushteve elementare?

Lamir Thaçi: Ndaj secilit subjekt afarist i cili nuk i plotëson kriteret dhe kushtet minimale ligjore, për zhvillim të veprimtarisë qe ushtron. Inspektorati përkatës i AUV ndërmerr masa ekzekutive (nxjerr urdhëresa, ndalon, konfiskon, asgjëson etj) bazuar në të gjeturat faktike. Ndërmerr veprime me mbyllje të përkohshme, mund të ndëshkoj me gjobë mandatorë ose inicion fletëparaqitje për gjykatë. Kjo gjithmonë dhe ekskluzivisht varet nga vlerësimi i ekipit inspektues apo inspektorit i cilin vepron në rast, si trup i pavarur. Për rastet qe ju keni pyetur inspektorët kanë se operatoret ekonomik nuk i kanë përmbushur kriteret minimale për zhvillim të veprimtarisë dhe ato janë mbyllur.

GAZETA ENIGMA: Pas këtij rasti të helmimit në ushqim, cili ka qenë reagimi i AUV-it, çfarë masa keni ndërmarrë deri tani a mundeni me na tregu saktësisht?

Lamir Thaçi: Pas ndodhjes se dy rasteve të njëpasnjëshme, si AUV me urdhër të Ministrit dhe Drejtorit Ekzekutiv është vendosur ndryshim në plane kontrolli. Zhvendos frekuenca e kontrolleve në inspektime me frekuencë të shtuar për lokalet e gastronomisë të cilat shërbejnë ushqime të shpejta. Kjo masë është duke vazhduar në të gjithë Kosovën pa përjashtim. Të gjeturat finale  apo statistikat për ketë aksion të inspektimeve nuk i kemi sepse jemi në proces. Por ka pas raste kur inspektoret kanë ndëshkuar dhe kanë mbyllur. Gjithmonë bazuar në të gjeturat faktike gjatë inspektimit.

GAZETA ENIGMA: Sa inspektorë ka AUV-i në të gjithë Kosovën dhe në cilët sektorë ndahen, a mund të na jepni detaje?

Lamir Thaçi: Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë aktualisht ka gjithsej 132 Inspektor në të gjitha Sektorët: ( Inspektoratin veterinar kufitar, Inspektoratin fitosanitar kufitar). Ndërsa në kontrollin e brendshëm ka: inspektoratin veterinar të brendshëm, inspektoratin fitosanitar të brendshëm dhe Sanitar). Inspektoratin e brendshëm e kemi të organizuar në Zyra Regjionale qe AUV i ka gjashtë. Kontrollin kufitar e realizojmë në pika kufitare dhe terminale doganore varësisht ku zhdoganohen mallrat. Gjithmonë prezent duhet të jenë dy inspektor. Ngarkesat të cilat hyjnë në Kosovë dhe me kod doganor janë të përcaktuar të kontrollohen nga AUV.

GAZETA ENIGMA: A ka hartuar ndonjë plan afatgjatë apo afatshkurtër AUV-i për inspektimin e të gjitha lokalve në mënyrë që t’iu ofrohet qytetarëve ushqim i sigurt?

Lamir Thaçi: Ne ushtrojmë kontroll 100% secilën ngarkesë Ndërsa në kontroll të brendshëm.  AUV inspektimet në situatë normale, jashtë incidenteve apo raportimeve të ankesave të konsumatorëve. I zhvillon bazuar në planet nacionale për kontroll dhe mostrim. Aty parashihen frekuencat e numrit të inspektimeve dhe frekuenca e marrjes se mostrave. Planet bazohen sipas vlerësimit të rriskut. Njëjtë qysh bëhen edhe në vendet e BE-së, është praktike e mirë e organizimit të ushtrimit të kontrolleve. E cila është vlerësuar se është funksionale dhe efikase në kontroll ushqimore. Përmes secilës krijohet kontroll dhe gjurmueshmeri e mirë qe ofron siguri ushqimore për konsumatorët.

GAZETA ENIGMA: Ju si AUV shpeshherë publikoni vendime që disa produkte të largohen nga tregu i përdorimit, pas këtij vendimi a keni meganizma që me i kontrollu se a po largohen ato produkte nga tregu dhe a keni hasur në markete që si kanë zbatuar këto vendime, nëse po, sa raste janë deri tani?

Lamir Thaçi: Publikimi i rasteve për produkte të dyshimta ose për ato të cilat në ndonjë formë janë vlerësuar, se nuk i plotësojnë kriteret ligjore për konsum. Është obligim ligjor i AUV-së, është detyrë e punës. Kjo është e rregulluar me ligjin e ushqimit ‘’Komunikimi i rrezikut’’. Ky mekanizëm përsëri është sipas praktikave evropiane. I cili ndihmon autoritete qe ne kohë reale të japin informatën për ti mbajtur konsumatorët e informuara për veprimet qe duhet ti bëjnë. Sigurisht për secilin produkt qe komunikohet se nuk duhet konsumuar pastaj janë mekanizmat e tjerë inspektues. Të cilët urdhërojnë dhe mbikëqyrin tërheqjen e produktit. Por me komunikim ne paraprakisht i kemi njoftuar konsumatorët dhe ata janë të mbrojtur edhe gjatë kohës derisa të bëhet tërheqja

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles