Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, të shtunën do të pritet në takim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Sipas njoftimit nga zyra e kryetarit të Kuvendit të Kosovës takimi do të mbahet në ora 11:00.
Pak më parë Gazeta Enigma, raportoi se njëri ndër hotelet më luksoze në vend “Palace” në Mitrovicë është duke pritur biznesmenët më të fuqishëm në vend dhe rajon, në të cilin pritet të marrin pjesë edhe ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç.
Burimet e ‘Enigmës’, kanë bërë të ditur se nga biznesmenët e mëdhenj kosovar do jenë pjesëmarrës kompanitë gjigante në vend si “Devolli Corporation”, “Tali”, “Tehno Burimi”, “Jysk” dhe shumë kompani të tjera.
Gazeta Enigma ka siguruar video nga mbërritja e ish-presidentit të Kroacisë, Stipe Mesiq në Mitrovicë.
Ndryshe, Stipe Mesiq është presidenti i fundit në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë, para se ajo të shpërbëhej, dhe ishte shumë i zëshëm kundër politikës shtypëse ndaj Kosovës./Gazeta Enigma/