IKSHPK njoftoi të martën se dy viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë nga COVID-19, raporton Gazeta Engima.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Viktimë është një grua e moshës 40-49 vjeçare nga komuna e Gjakovës dhe një burrë i moshës 50-59 vjeçare nga komuna e Kamenicës.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar edhe 2 mijë e 707 raste të reja me COVID-19.
Komuna e Prishtinës ka raportuar 147 raste të reja me virus, komuna e Prizrenit 60, ndërsa ajo e Gjilanit 45. / Gazeta Enigma.