Ndeshjet e javës së 13-të të Superligës së Kosovës në Futboll do të sjellin ndeshje tejet rivalizuese dhe të paqarta deri në fund sa i përket epilogut përfundimtar. Veçohen takimet, Ballkani – Drita dhe Gjilani – Prishtina, shkruan Gazeta Enigma.
Njëra nga ndeshjet kryesore të së shtunës zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Therandë në mes të Ballkanit vendës dhe Dritës nga Gjilani.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Bekim Isufi pretendon të rikthehet te fitoret pas humbjes së papritur të javës së kaluar nga Ulpiana në udhëtim, por një gjë të tillë do ta ketë mjaft vështirë ndaj skuadrës së Dritës, e cila udhëton në Therandë për rezultat pozitiv.
Ndeshje tejet interesante pritet të jetë edhe takimi në mes të Drenicës dhe Ulpianës në Skenderaj, sikurse edhe takimi tjetër i së shtunës, Malisheva – Llapi. Drenica pretendon të shënoj fitore pas humbjes së papritur minimale të javës së kaluar nga Drita, kurse Llap i Batatinës synon të vijoj rrjedhën e fitoreve nga java e kaluar.
Dy ndeshje të javës së 13-të në BKT Superligëne Kosovës në Futboll zhvillohen të dielën, derbi Gjilani – Prishtina dhe Dukagjini – Feronikeli
Edhe këtë javë numri i tifozëve nëpër stadium do të jetë i kufizuar, konform me masat e nevojshme për menaxhimin e pandemisë, sipas rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse të implementuara nga FFK.
Superliga e Kosovës në Futboll – Java e 13-të
E shtunë
Ballkani – Drita
Drenica – Ulpiana
Malisheva – Llapi
E diel
Gjilani – Prishtina
Dukagjini – Feronikeli. /Gazeta “Enigma”/