Javën e ardhshme vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Javën e ardhshme vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Të martën e 5 nëntorit bëhen 4 vite prej kur ish-krerët e UÇK-së janë arrestuar me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, raporton Gazeta “Enigma”.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi do të gjykohen edhe gjatë javës së ardhshme, nga Gjykata Speciale në Hagë.

Deri më tani janë deklaruar afro 100 dëshmitarë, disa në mënyrë publike e të tjerë në formë sekrete.

Seancat do të vijojnë nga e hëna, deri të enjten.

Dje, ZPS-ja bëri të ditur se në rastin “Thaçi dhe të tjerët” i ka larguar 12 dëshmitarë.

Sipas njoftimit, ZPS-ja tha se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e 12 dëshmitarëve, e gjithashtu do t’i paraqesë deklaratat e tetë dëshmitarëve me shkrim.

“Siç ishte bërë e ditur gjatë konferencës për ecurinë e çështjes më 1 tetor, për të cilën informuam këtu, ZPS-ja njoftoi sot, më 1 nëntor, se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e dymbëdhjetë dëshmitarëve. Gjithashtu, ZPS-ja do t’i paraqesë deklaratat e tetë dëshmitarëve me shkrim në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë”, thuhet në njoftimin e tyre. /Gazeta Enigma/

Related Articles