Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Kastrati, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat në këtë parti, raporton Gazeta Enigma.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kastrati, përmes një statusi në Facebook.
“Ju njoftoj se sot kam dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës. Unë do të mbetem çdo herë i gatshëm t’i shërbej vendit tim në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes, kurdo që të më kërkohet një gjë e tillë por pa qenë anëtar i ndonjë subjekti politik”, ka shkruar Kastrati.
Kastrati i cili ka qenë ish-komandant i FSK-së, i ishte bashkuar PDK-së para pesë vitesh.