Jevtiq: Mesazhe të njëjta kundër Vuiqit në protestat në Beograd dhe Prishtinë

Jevtiq: Mesazhe të njëjta kundër Vuiqit në protestat në Beograd dhe Prishtinë

Nënkryetari i Listës Serbe dhe kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, ka theksuar se janë dëgjuar mesazhe të ngjashme edhe nga protesta e djeshme në Prishtinë kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe edhe në Beograd kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Jevtiq i dërgoi një mesazh mbështetje Vuçiqit në Twitter, duke thënë se ata që protestuan “nuk i mendojnë mirë popullit serb dhe Serbisë”.

“Dje në protestën kundër Aleksandar Vuçiqit dhe kundër Asociacionit në Prishtinë dhe Beograd, mesazhe të ngjashme dhe të njëjtat dëshira kundër presidentit tonë.

Mbështetje e plotë për presidentin Vuçiq sepse ata që protestuan dje nuk duan të mirën e popullit serb dhe Serbisë, prandaj Vuçiq është pengesa më e madhe e tyre”, ka pretenduar Jevtiq në postimin e tij në Twitter.

Related Articles