Johnson arrin në Ukrainë, takohet me Zelenskyn rrugëve të Kyivit (VIDEO)

Johnson arrin në Ukrainë, takohet me Zelenskyn rrugëve të Kyivit (VIDEO)

Kryeministri britanik Boris Johnson dje ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në Kyiv të Ukrainës. Ai, së pari ka shkuar për takim tek zyrat e Zelenskyt.

Në media janë prezantuar pamje të Johnsonit, të relaksuar që fliste me zë të lartë me Zelenskyn. ” Si je”, “Dukesh mirë”, ” Dukesh i fortë” , ndërkohë që presidenti i Ukranës i përgjigjej në anglisht “Ti e di si jam”, duke aluduar në sulmin rus që po bëhet ndaj vendit të tij.

Johnson u përgjigj duke i quajtur heronjë Zelenskyn dhe ukrainasit. 

Pasi kanë qëndruar në Zyrë, Johnson e nikoqiri i tij, të përcjellë nga ushtarë të armatosur rëndë, kanë shëtitur rrugëve të Kyivit, ku janë ndalur për të biseduar edhe me kalimtarë rasti.

Në Kyiv deri tani kanë udhëtuar zyrtarë të lartë të Sllovenisë, Polonisë e Çekisë, Zyrtarët e Larts të BE-së  Von Der Leyen e Borell dhe kancelari austriak. /Gazeta Enigma.

Related Articles