Pas njoftimit të Prokurorisë së në Pejë është duke u zhvilluar një aksion i madh kundër keqpërdorimeve në dhënien e patent-shoferëve, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se në mesin e të arrestuarve ka edhe zyrtar të njësisë për patentë shoferë, shkruan Gazeta Enigma.
“Sapo mora lajmin se në Pejë kanë ndodhur arrestime të zyrtarëve, të cilët kanë punuar më parë një njësinë për patentë-shoferë në Pejë. Ne me kohë i kemi denoncuar këto raste, dhe kemi mbajtur konferencë ku i kemi paraqitur të gjitha gjetjet, që kanë të bëjnë me krimin dhe korrupsionin në njësinë për patentëshoferë në Pejë”, ka thënë Durmishi duke falemnderuar organet e drejtësisë për veprimet e ndërmarra në këtë rast.
“Shpresoj e besoj që kjo cështje do të shkojëderi në fund dhe të gjithë të marrin dënimin e merituar.Ne jemi të pakompromis në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit”, shtoi tutje ai.
LEXO EDHE: Aksion në Pejë kundër mashtrimeve me patent-shofer, disa të arrestuar
Ndërkohë kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj e ka konfirmuar zhvillimin e aksionit, për Gazetën Enigma.
“Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale në Pejë në koordinim me Prokurorin e Shtetit është duke zhvilluar një aksion në qytetin e Pejës, që është në zhvillim e sipër. Ka edhe të arrestuar, por meqë aksioni është në zhvillim e sipër detajet e tjera do bëhen publike pas përfundimit të aksionit”, theksoi ai.
Ndërkohe Enigma ka pyetur nëse një aksion i tillë do vazhdojë edhe në komunat e tjera, porse një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga Prokuroria. / Gazeta Enigma.