Policia e Kosovës ka raportuar për katër raste të dhunës gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
Dy raste janë regjistruar nga Fushë Kosova, një në Prishtinë dhe tjetra në Ferizaj.
Fushë Kosovë, 14.10.2021 – 00:31. Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovar-vëllezër, pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasoj kanë pësuar lëndie trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësorë janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Fushë Kosovë, 14.10.2021 – 21:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, ku si pasoj ka pësuar lëndime trupore. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor e më pas është intervistuar. I dyshuari nuk është hasur nga policia, ndërsa viktima me vet dëshirë është kthyer në banesën e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet
Prishtinë, 13.10.2021 – 21:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuar mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësorë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Ferizaj, 13.10.2021 – 17:0. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili i ka demoluar edhe shtëpinë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.