Katër të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Baicë të Istogut

Katër të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Baicë të Istogut

Një aksident trafiku ka ndodhur të enjten rreth orës 13:10 në fshatin Baicë të Istogut, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona.

Rasti është konfirmuar për Gazetën Enigma nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Sot rreth orës 13:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Baicë-Istog. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, deklaroi Rugova.

Ai shtoi se personat e lënduar janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë për trajtim mjekësor.

“Personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova.

Policia e Kosovës është duke i hetuar rrethanat e aksidentit.

Related Articles