Përveç talentit të Edon Zhegrovës, së fundmi ëshë diskutuar shumë edhe për përjashtimin e tij dhe dy futbollistëve tjerë nga kombëtarja, përshkak të thyerjes së rregullorës, siç thonë këta të fundit.
Lidhur me këtë, Zhegrova tha se tashmë është qartësuar gjithçka në lidhje me situatën që u krijua gjatë grumbullimit të kaluar te Kosova.
Ai theksoi se ka biseduar me trajnerin Franco Foda dhe janë sqaruar për çdo gjë që ka ndodhur.
”Kemi biseduar me trajnerin, e kemi rregulluar dhe gjithçka është në rregull”, u shpreh Zhegrova për Klan Kosova, përcjellë Gazeta Enigma.
Ndryshe, Zhegrova do të jetë i gatshëm për Kosovën në dy ndeshjet e tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve.