Pas një operacioni kërkimi që zgjati gjatë gjithë natës, është gjetur i gjallë dhe në gjendje të mirë personi i raportuar i humbur në fshatin Reqan të Prizrenit.
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se operacioni përfundoi me sukses në orët e para të mëngjesit, pas një bashkëpunimi të ngushtë me zjarrfikësit e Prizrenit dhe Policia e Kosovës.
Ekipet e angazhuara kanë punuar intensivisht në terren gjatë gjithë natës, duke kontrolluar zonat e theksuara si të dyshuara për vendndodhjen e personit të zhdukur. Falë koordinimit të shpejtë dhe reagimit të menjëhershëm, personi u lokalizua dhe u nxor i sigurt.
Autoritetet kanë falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në operacion për përkushtimin dhe angazhimin e tyre, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në raste emergjente të tilla.
