Këta janë 6 të arrestuarit që dyshohen për shpëlarjen e 126 mijë eurove

Më 20 tetor në aksionin e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit që u zhvillua në rajonin e Prishtinës u arrestuan 6 persona, të cilët dyshohen se kanë shpëlarë 126 mijë euro.

Sipas “Sinjalit” këta janë emrat e gjashtë personave të dyshuar, të cilët u kapën mbrëmjen e së mërkurës.

1. Florim Lajçi, 31-vjeçar nga Kaçaniku

2. Shabedin Reka, 45-vjeçar, nga Kaçaniku

3. Hamëz Limaj, 53-vjeçar, nga Ferizaj

4. Arment Orana, 43-vjeçar, nga Ferizaj

5. Avdush Qukovci, 42-vjeçar, nga Vitia

6. Lavdim Sllamniku, 30-vjeçar, nga Fushë Kosova

Të njëjtit janë kapur më 20 tetor, rreth orës 18:00, me 126 mijë euro të ngjyrosura, në parkingun e një pompe të derivateve, që gjendet në Çagllavicë. Këto mjete dyshohet se janë derivat i krimit për çka ishte bërë përgatitja që të pastroheshin nga ngjyra dhe të viheshin në qarkullim si para legale.

Krahas arrestimit të 6 personave të dyshuar për këtë rast, gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe 5 vetura.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /Gazeta “Enigma“/

Related Articles