Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 28 vdekje, raporton Gazeta Enigma.
Dy vdekje janë të moshave 40-49, ndërsa 13 të tjera janë nga mosha 70 deri në 79. Derisa pesë vdekje të tjera janë të moshës 50-59, katër të tjera janë nga mosha 40-49 dhe katër të tjera i takojnë moshës mbi 80 vjeç.
Nga statistikat e MSH-së, thuhet se përqindja më e madhe e vdekjeve është më shumë tek meshkujt se tek femrat.
Ndërsa, komuna e Gjakovës radhitet e para për numrit më të madh të rasteve të vdekjeve gjatë këtyre 24 orëve.
Pas kësaj komune, vjen ajo e Gjilanit, pastaj e Ferizajt, Kamenicë Mitrovicë, Prishtinë, Malishevë, Podujevë, Pejë, Skenderaj, Fushë Kosovë dhe Prizren.
Ndërsa, vlen të theksohet se komuna e Prishtinës është njëra ndër vendet me më së shumti raste aktive.
LEXO EDHE: Kjo është komuna që ka më së shumti raste aktive me COVID