Këshilli Gjyqësor i Kosovës, përmes referencës së Avokatit të Popullit, do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Paga në sektorin publik.
Një gjë e tillë u bë e ditur nga vet KGJK, përmes një njoftimi, në të cilin thotë se sot, kjo kërkesë, është dorëzuar tek Avokati i Popullit.
”Këshilli konsideron se Ligji për Pagat në Sektorin Publik është në kundërshtim me Kushtetutën, me Ligjin Nr. 06/L-054 për Gjykatat, rekomandimet e Këshillit të Evropës mbi pavarësinë e gjyqësorit, Opinionin e Këshillit Konsultativ të Gjyqtarëve Evropian dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese KO 203/19, prandaj, Këshilli kërkoj nga Avokati i Popullit që në kuadër të kompetencave të veta kushtetuese dhe ligjore të ndërmerr veprime të nevojshme për adresimin e kësaj kërkese në Gjykatën Kushtetuese”.