Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID dhe spitalet rajonale janë të shtrirë 29 pacientë, prej tyre 5 pozitiv me COVID-19 dhe 24 që e kanë kaluar këtë virus, raporton Gazeta Enigma.
Sipas SHSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar 3 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 2 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 1 pacient.