Komisionari i BE-së dhe Kurti: Objektivi ynë është që të vaksinohen 60% e popullatës

Komisionari i BE-së dhe Kurti: Objektivi ynë është që të vaksinohen 60% e popullatës


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët me Komisionarin e Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, ka deklaruar se objektivi i qeverisë është që të vaksinohen 60 për qind e popullsisë, raporton Gazeta Enigma.

Në një konferencë të përbashkët me komisionerin e BE-së, u tha se me vaksinat e kompanisë Pfizer, të ardhura  nga Bashkimi Evropian, synohet të vaksinohen grupet e rrezikuara para stinës së verës, e më pas të vijohet edhe me pjesën tjetër në përputhje me planin shtetëror të vaksinimit anti-COVID.

“Sot po e rifillojmë procesin e vaksinimit me qëllim që të mos ndalemi dhe të vazhdojmë derisa të arrijmë objektivin tonë për vaksinimin e 60% të popullësisë. Ne synojmë të vaksionojmë grupet e rrezikuara para stinës së verës dhe të vijojmë me pjesën tjetër në përputhje me planin shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19. Qeveria është duke punuar pa u ndalur për të rritur furnizimin me vaksina dhe jemi në rrugë të drejt në përmbushjen e këtij qëllimi”, tha Kurti.

Nga ana tjetër, komisionieri Varhelyi, tha se ndihma e BE-së me vaksina për Kosovën është kontributi më i rëndësishëm, ndonëse ka marrë pak kohë deri në realizimin e kësaj ndihme/Gazeta Enigma.

Related Articles