Kompanitë e autobusëve në linjën Gjilan-Kamenicë me çmime të ndryshme për udhëtim

Kompanitë e autobusëve në linjën Gjilan-Kamenicë me çmime të ndryshme për udhëtim

Ka disa ditë që kanë ndryshuar çmimet e biletave për destinacionin Gjilan-Kamenicë, shkruan Gazeta “Enigma”.

Disa qytetarë kanë njoftuar Gazetën “Enigma” se pas njoftimit për rritje të çmimeve të biletave në disa destinacione të ndryshme, edhe në destinacionin Gjilan-Kamenicë ka pasur ndryshime, por jo nga të gjithë.

Qytetarja A.B. ka njoftuar se në ditën e njëjtë që ka udhëtur nga Gjilani drejt Kamenicës njërin drejtim ka paguar me çmim 1 euro siç kanë qenë çmimet deri më tani ndërsa në drejtimin tjetër ajo ka paguar me çmim 1.5 euro.

Ajo ka thënë se “tash e tutje do të udhëtoj vetëm me kompanitë që nuk kanë rritur çmimet”.

Gazeta “Enigma” në bazë të fotografive të siguruara nga lexuesit e saj ka parë se kompania turitike Victoria Tours është kompania që ka rritur çmimet.

Në lidhje me këtë, Gazeta Enigma ka konktatuar drejtorin e kompanisë, Mustafë Dubovën i cili ka konfirmuar se kompania e tij ka rritur çmimet për këtë destinacion dhe ka treguar arsyjet për këtë.

“Është bërë njëfarë mode që qytetarët ende po mendojnë se  ende transporti është publik siç ka qenë përpara. Ne e kemi të ndryshuar çmimin dhe në çdo autobus e kemi të vendosur çmimoren, çdo udhëtar është mirë me kërku edhe kupon fiskal”, tha ai.

“Edhe njëherë e konfirmojë se ne i kemi rritur çmimet sepse kjo është bisnes privat dhe nuk marrim vendime kolektive”, tha Dubova.

Gazeta “Enigma” ka kontaktuar edhe me drejtorin e kompanisë turistike NTP “Dalina”, Baki Januzi i cili ka deklaruar se vendimi për rritjen e çmimeve nga kompanitë tjera është marrë në mënyrë individuale dhe se komapnia e tij ka marr nuk ka rritur çmimet.

“Nuk është marr ndonjë vendim kolektiv për rritjen e cmimeve. Ne kemi vendos për momentin me vazhdu me çmimet që i kemi pas”, tha Januzi për “Enigmën”.

Edhe kompania turistike “Përparimi” në një përgjigje për Gazeën “Enigma” ka njoftuar se çmimet e rritura nuk janë marr me vendim kolektiv.

“Këto Komani janë private dhe secili e merr vendimin për veti nuk ka pas ndonjë koordinim mes kompanive për rritjen e çmimeve. Çmimet i bën secili në mënyr individuale”, tha Mentor Kryeziu nga kjo kompani.

“Aktualisht jemi me këtë çmim por mund të ketë rritje në ditët në vazhdim pasi realisht çmimi prej 1 euro është shumë i ulët, dhe duke par dinamikat e jetës edhe rritja e çmimeve nëse ndodh është e natyrshme”, deklaroi ai.

Kujtojmë se nga 1 gushti rritje të çmimeve për trasport ka pas edhe në disa destinacione tjera. /Gazeta Enigma/

Related Articles