Kompletohet çerekfinalja e Kupës së Kosovës, këto janë rezultatet

Kompletohet çerekfinalja e Kupës së Kosovës, këto janë rezultatet

Tashmë janë kompletuar tetë skuadrat çerekfinaliste të Kupës së Kosovës.

Sot u zhvilluan dy ndeshjet e fundit të 1/8 së finales, ku fitoreve iu gëzuan Prishtina e Re dhe Ferizaj.

Skuadra që garon në Ligën e Parë, Prishtina e Re arriti të triumfoi si mysafire përballë Feronikelit 74, me rezultat 2:0. Të dy golat mysafirët i shënuan në pjesën e dytë. Fillimish realizoi Kreshnik Bahtiri, në minutën e 68-të, derisa pesë minuta më vonë epërsinë e shtoi Fati Ismaili. Në ndeshjen tjetër, Ferizaj shënoi fitore kundër Rilindjes 1974, me rezultat 1:0. Kësisoj, në çerekfinale janë kualifikuar: Drita, Prishtina, Vëllaznimi, Drenica, Malisheva, Llapi, Prishtina e Re dhe Ferizaj.

1/8 e finales së Kupës së Kosovës – Rezultatet
E martë, 11.02.2025
Trepça-Drenica 0:0, 2:4 pas penalltive

E mërkurë, 12.02.2025
Dinamo – Malisheva 0:2
Llapi – Vushtrria 2:0
Vëllaznimi – Gjilani 2:1
Drita – Dukagjini 0:0, 5:4 pas penalltive
Prishtina-Suhareka 4:0

E enjte, 13.02.2025
Feronikeli 74-Prishtina e Re 0:2
Ferizaj-Rilindja 1974 1:0

Related Articles