Gazeta “Enigma” para disa minutave raportoi ekskluzivisht se një grua 40-vjeçare kishte kryer vetvrasje në pendën e Livoqit në Gjilan.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Ismet Hasani e ka konfirmuar për Gazetën Enigma, vetëvrasjen e 40-vjeçares në Pendën e Livoqit.
Sipas Hashanit ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:47.
“Stacioni Policor Gjilan sot me datën 23.10.2023 rreth orës 14:47 ka pranuar informacion përmes linjës 192 ku dyshohet se një femër kosovare shqiptare është vetëvrarë tek penda e Livoqit. Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes, është njoftuar edhe emergjenca e spitalit të Gjilanit dhe njësiti i zjarrfikëseve. Nga vendi i ngjarjes raportohet se sipas mjekut kujdestar viktima femër rreth 40 vjeçare është pa shenja jete. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësite policore relevante të cilat janë duke i hetuar rrethanat e rastin në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha Hashani për Gazetën Enigma. /GAZETA ENIGMA/